Rreziku i zhdukjes/ Rama jep lajm të mirë për shkabën e fundit në Shqipëri (foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë lajmin e veçantë për shkabën e fundit folezuese në Shqipëri.

“Nga monitorimi i shkabës së fundit folezuese në Shqipëri në Luginën e Drinos, sot u vërejt se kjo specie e rrallë në rrezik zhdukjeje, e quajtur Kali i Qyqes, po shtohet në numër individësh”- shkruan Rama.

Ndërsa ka njoftuar edhe se Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura kujdeset posaçërisht për mbrojtjen dhe ushqimin e kësaj specieje.

Kali i Qyqes është shkaba më e vogël në Shqipëri. Eshtë një shpend që karakterizohet nga një ngjyrë e bardhë, pendë fluturimi të zeza dhe ngjyra e sqepit është e verdhë

Postimi i plotë:

Nga monitorimi i shkabës së fundit folezuese në Shqipëri në Luginën e Drinos, sot u vërejt se kjo specie e rrallë në rrezik zhdukjeje, e quajtur Kali i Qyqes, po shtohet në numër individësh.

Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura kujdeset posaçërisht për mbrojtjen dhe ushqimin e kësaj specieje./Fokusi.info/