Zeka për Kurtin: Po na udhëheq një njeri që ka turbulenca psiqike politike

Gazetari Milaim Zeka, e ka vlerësuar tepër të dëmshme dhe aspak të mirë iniciativën e kryeministrit Kurti për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje. Zeka madje ka thënë se kreu i ekzekutivit ka turbulenca psiqike politike.

Në orët e vona të mbrëmjes dje, ka dështuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.

Pas këtij dështimi në Kanal10, gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryeministri Kurti ka turbulenca psiqike politike pasi po abuzon me diasporën.

“Përpara na kanë udhëheq njerëz hajna që e kanë vjedh këtë vend, tash po na udhëheq një njeri që po e dëshmon se ka turbulenca psiqike politike. Ky mos me pas turbulenca nuk abuzon me diasporën”, ka thënë Zeka.