Një i lënduar nga një sulm në një xhami në Norvegji

Një person është arrestuar në Norvegji pasi ka sulmuar brenda një xhamie duke lënë një person të lënduar.

Policia tha se i armatosuri hapi zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor, në periferi të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo, transmeton Koha.net.

Më vonë një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit, thotë policia.

“I dyshuari është rreth 20 vjeçar, një shtetas i Norvegjisë”, thotë asistenti i shefit të Policisë, Rune Skjold, i cili shton se i ai tashmë është i dyshuar edhe për vrasje.

“Ne konsiderojmë se kjo është vdekke e dyshimtë. Personi i vdekur është e afërme i personit të arrestuar sot”, ka thënë ai, transmeton BBC.

Policia thotë se i dyshuari ka vepruar i vetëm kur sulmoi xhaminë.

Drejtuesi i xhamisë iu tha medieve lokale se viktima ishte 75 vjeçar, pjesëmarrës në grumbullim.

“Një nga pjesëmarrësit është qëlluar nga një njeri i bardh me helmet dhe uniformë” tha Irfan Mushtaq.