Rrëzohet helikopteri i MPB-së në aeroportin e Shkupit

Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër ë Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar.

Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është lënduar me lëndimë të lehta trupore, thonë nga MBP për TV21.