Rrëzohet nga ballkoni i katit të katërt, vdes 54 vjeçari

Një 54 vjeçar humbi jetë  pasi u rrëzua nga ballkoni. Ngjarja u shënua rreth orës 23:30 të 18 marsit 2021 në rrugën “Grigor Heba” në Tiranë.

Shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

“Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt,” informon policia e Tiranës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.