Rrëzohet një parashutë në Spille, dyshohet se një person është lënduar

Një parashutë është rrëzuar pas mesdite në Spille, në zonën e plazhit, te Guri i Lëmuar. ABC raporton se parashutisti, i cili dyshohet të jetë lënduar rëndë, ka humbur kontrollin.

Parashuta kishte flamur francez ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor i urgjencës kombëtare të njoftuar nga ABC. Po ashtu aty ndodhen edhe tra patrulla të kufirit në drejtorinë e Durrësit.

Patrulla e konstaton në rreth 200 metra nga bregu i detit, në drejtim të zonës së Karpenit.