Arrestohet shtetasi i Turqisë në aeroportin “Adem Jashari”

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të shtetit të Norvegjisë që dyshohet të ishte e falsifikuar.

Policia njofton përmes raportit se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Fokusi.info/