Rritja e faturave të tatimit në pronë, mblidhet Kuvendi

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Po, ashtu si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe propozimi i GP të VV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Duke filluar nga ora 10:00, kjo është radhitja e pikave të përcaktuara për sot:

Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.