Rritje temperaturash në Shqipëri, ja si parashikohet moti gjatë fundjavës

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti pritet të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.

Era do të fryjë e qetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim dhe shpejtësi deri në 6-7m/s më tepër përgjatë vijës bregdetare.

Sa i përket temperaturave ato në vlerat minimale pritet të kenë një rënie fare të lehtë me 1-2 gradë ndryshe nga ato maksimale.

Për shkak të masave me origjinë jugperëndimore temperaturat në vlerat maksimale pritet të kenë një rritje me 2-4 gradë celsius duke prekur në zonat e ulta deri në 27°C.