Kurti videomesazh për mjedisin, shpjegon se sa kohë duhet për t’u zhbërë një qese plastike

Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një video në Instagram për ruajtjen e natyrës në Ditën Botërore të Mjedisit.

Ai ka thënë se është alarmante rritja e mbeturinave të ngurta që prodhon njeriu dhe sa shumë kohë iu nevojitën atyre për t’u zhbërë.

Prandaj, Kurti ka bërë thirrje për kujdes ndaj ambientit, duke thënë se ai mund të përmirësohet edhe duke mbjellë pemë.