Rrjeti SafeJournalists i reagon Fitore Pacollit: E papranueshme, po rrezikohet fjala e lirë dhe demokracia

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 media në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i ka reaguar deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, për fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës e nga ku kërkonte rregullim qeveritar të mediave, sidomos atyre online.

“Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në fjalën e saj të sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka sugjeruar që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave, pasi ajo bëri thirrje për rregullim qeveritar të mediave, veçanërisht portaleve online. Në Kosovë shumica e mediave janë të regjistruara si biznese në kuadër të Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve – ARBK, ndërsa pjesa tjetër e mediave janë të regjistruara si OJQ dhe aktiviteti i tyre rregullohet me ligjet dhe rregulloret në fuqi, si dhe me Kodin e Mirësjelljes, Komisioni i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës”, thuhet në reagimin e Rrjetit SafeJournalists.

“Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kosovës për kontrollin e mediave është e papranueshme pasi po perceptohet edhe si rrezikim i lirisë së fjalës dhe demokracisë”, thuhet tutje.

Në fund të reagimit, rrjeti ndërkombëtar reagoi ashpër ndaj narrativave të tilla dhe kërkoi ndaljen e përpjekjeve të këtij lloji që kërkojnë kontroll qeveritar mbi median e pavarur.

“Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet partnerit të saj AGK në dënimin e narrativave të tilla dhe u bën thirrje të gjithë zyrtarëve dhe politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i tregimeve të tilla që janë të rrezikshme për demokracinë. Ne dënojmë çdo iniciativë të qeverive që synon kontrollin mbi median, pasi këto përpjekje janë të papranueshme në vendet demokratike. Çdo kërcënim ndaj lirisë së medias është kërcënim për interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.”, përfundoi komunikata.

Kjo është komunikata e plotë:

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në fjalën e saj të sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka sugjeruar që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave, pasi ajo bëri thirrje për rregullim qeveritar të mediave, veçanërisht portaleve online. Në Kosovë shumica e mediave janë të regjistruara si biznese në kuadër të Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve – ARBK, ndërsa pjesa tjetër e mediave janë të regjistruara si OJQ, dhe aktiviteti i tyre rregullohet me ligjet dhe rregulloret në fuqi, si dhe me Kodin e Mirësjelljes. Komisioni i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kosovës për kontrollin e mediave është e papranueshme pasi po perceptohet edhe si rrezikim i lirisë së fjalës dhe demokracisë.

“Kjo është një deklaratë shumë shqetësuese që ka bërë deputetja Pacolli dhe nuk është hera e parë që ajo merret me media. Thirrja e saj për përfshirje të drejtpërdrejtë të Qeverisë në bizneset mediatike është alarmante dhe shpresojmë se nuk është shenjë e gjërave që vijnë nga partia në pushtet. Çdo ndërhyrje do të përbënte sulm të hapur kundër lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë”, tha Xhemajl Rexha, kryetar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet partnerit të saj AJK në dënimin e narrativave të tilla dhe u bën thirrje të gjithë zyrtarëve dhe politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i tregimeve të tilla që janë të rrezikshme për demokracinë. Ne dënojmë çdo iniciativë të qeverive që synon kontrollin mbi median, pasi këto përpjekje janë të papranueshme në vendet demokratike.

Çdo kërcënim ndaj lirisë së medias është kërcënim për interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 14 korrik 2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi