Haradinaj i reagon Selimit: Rexhep, gëzoju ushtrisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi së fundi pati disa kritika lidhur me formimin e ushtrisë.

E këtyre kritikave iu është kundërpërgjigjur, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka porositur Selimin që t’i gëzohet ushtrisë së Kosovës.

“Rexhep, gëzoju ushtrisë”, është shkrimi i shkurtër që Haradinaj postoi në drejtim të Selimi-t, njëherësh ish-bashkëluftëtarit të tij.

Në një konferencë për media deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka ngritur një sërë problematikash që kanë të bëjnë me personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovë dhe mos dekretimin e gjeneralëve.Deputeti Selimi madje tha se procesi i transformimt të FSK-së nuk ka filluara akoma.

“LVV ka mbështetur ndryshimet ligjore të pakos së fundit për FSK-në dhe jemi të gatshëm ta mbështesim qeverinë në implementimin e këtyre ligjeve por qeveria nuk ka bërë sa duhet në këtë drejtim gjatë katër muajve të fundit“, ka thënë Selimi.