RREZIK, NISMA dhe AKR-ja po humbin nga rinumërimi

Në Qendrën e Numrit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave. Nga gjithsej 1407 vendvotime, sipas KQZ-së, janë kryer 706-sosh.

Mirëpo, rinumërimi duket se po i bën dëm të madh koalicionit që për një ‘fije floku’ i fitoi ulëse në legjislativ.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që të anulohen votat nga Serbia, partia e Limajt dhe Pacollit arritën shifrën e +25 votave të kalimit të pragut, e që i bie t’i kenë 6 deputetë.

Burime të Indeksonline, brenda QNR-së, tregojnë se NISMA-AKR kanë humbur 9 vota.

Kësisoj, ky koalicioni aktualisht është mbi 16 vota nga pragu, kur janë numëruar gjysma e votave.