Rrokullisen 300 metra në humnerë në bjeshkët e Istogut, një i mitur vdes e dy tjerë lëndohen

Një person ka vdekur e dy janë lënduar në një aksident në bjeshkët e Istogut, të hënën rreth orës 07:00.

Sipas njoftimit, me datë 25.08.2019, sipas të lënduarve tre të rijnë kanë qenë duke shkuar në bjeshkët e Istogut, dhe ne hyrje të vendit të quajtur Polane, për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, me automjetin e tyre që ishin duke qarkulluar kanë humbur kontrollin dhe janë rrokullisur për më shumë se 300 metra në një humnerë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësite nga Stacioni Policor Istog, menjëherë posa është pranuar lajmi kanë dalë ne vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Trafikut Rajonal, Njësitet tjera relevante, zjarrfikësit dhe ndihma e parë, me ç’rast kanë bërë përpjekje për ti tërhequr viktimat e aksidentuara nga humnera”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes.

Sipas njoftimit, dy të lënduarit, E.M. 1995 (vozitësi i mjetit), dhe F.S.1998 (pasagjer), janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për tu dërguar në morgun e Spitalit rajonal në Pejë.

Njoftohet se hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet.