Rrokulliset kamioni në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Video)

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

Siç mëson Indeksonline, një kamion është rrokullisur në këtë autostradë, transmeton Indeksonline.

Nga pamja shihet kamioni i rrokullisur, gjersa zyrtarët policor janë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndryshe, këto ditë aksidentet janë shtuar dukshëm, ku vetëm të enjtën e kësaj jave, brenda një dite numri i aksidenteve ishte 115.

Apeli i Policisë për pjesëmarrësit në trafik është respektimi i rregullave për të zvogëluar numrin e aksidenteve.