Rrokulliset traktori i stërmbushur me ushqim për bagëti

Një traktor është rrokullisur gjatë ditës së sotme në Istog.

Nga dyshimet e para thuhet se stërmbushja e tij ka bërë që traktori të rrokulliset.

Për fat të mirë, aksidenti nuk ka patur dëme në njerëz, shkruan indeksonline.

Njësiti i Policisë së Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.