Rrotullohet një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Para pak çastesh ka ndodhur një vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bashush të Ferizajt.

Në pamjet e siguruara shihet teksa vetura është rrotulluar.

Sipas dëshmitarëve nuk ka viktima por vetëm persona të lënduar.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjes për të mësuar detaje nga rasti.