Rrotullohet një veturë nga Shqipëria, në autostradën e Kosovës

Një veturë me targa të Shqipërisë është rrotulluar më herët në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Gjurgjicë, në aksin Prishtinë-Prizren.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante, teksa akoma nuk dihet se si ka ardhur deri të vetaksidenti./Indeksonline/