Rrotullohet vetura: Aksident i rëndë në Llapashticë, ka edhe të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Llapashticë e Poshtme e komunës së Podujevës.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, një veturë ka humbur kontrollin duke u rrokullisur, me ç’ rast mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit janë transportuar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.