Presidenti Zelensky në Hagë: Putin duhet të dënohet për krime lufte

Presidenti Zelensky mbërriti sot në Hagë ku mbajti një fjalim për luftën në Ukrainë dhe akuzoi Putin se duhet të dënohet për krime lufte.

“Putin është ai që meriton të dënohet për veprime kriminale në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare”, tha Zelensky.
“Jam i sigurt se do ta shohim këtë të ndodhë kur të fitojmë”, shtoi ai.

Zelensky tha se në këtë luftë është në rrezik më shumë se fati i një vendi, duke shtuar se ne “nuk mund të ndalojmë luftërat e agresionit, por mund ta mposhtim agresionin si një ide kriminale që buron nga mendësia e dikujt që është mësuar të mosndëshkohet”.
“Nëse shikoni çdo luftë agresioni, të gjithë kanë një gjë të përbashkët – autori i luftës nuk besonte se do të duhej të qëndronin për t’u përgjigjur për atë që bënë. Një paqe e qëndrueshme pas fitores arrihet me asgjë tjetër veç forcës së vlerave”, tha presidenti teksa falënderoi Holandën për furnizimin me armë Ukrainës.

Zelensky akuzoi Rusinë për 6000 krime lufte vetëm në prill. Këto krime kanë çuar në vdekjen e 207 civilëve ukrainas, duke përfshirë 11 fëmijë, ndërsa përmendi një sulm në Kherson dje, i cili vrau 23 dhe plagosi 49 të tjerë.

Ai vazhdoi fjalimin e tij duke bërë thirrje që të respektohet liria, drejtësia dhe paqja.
Zelensky falenderon përsëri lidershipin politik holandez për të qenë me Ukrainën “në këtë rrugë”. Ai vlerëson gjithashtu Holandën për nderimin e kujtimeve të jetëve të humbura në Luftën e Dytë Botërore.

Ai e përshkruan konfliktin aktual në Ukrainë si “luftën që nuk e donim, atë që duhet ta bëjmë të fundit – dhe do ta bëjmë”.
Zelensky përfundoi me thirrjen “slava Ukraini” – që do të thotë “lavdi Ukrainës”.

Top Channel