Glauk Konjufa jep detaje nga takimi në mes VV-LDK

Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje pas takimit Avdullah Hotin dhe Lumir Abdixhikun nga LDK ka dhënë detaje se çfarë diskutuan aty.

Në takim, sipas Konjufcës nuk është diskutar për ndarjen e ministrive po për tema të rënëdësishme dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re, shkruan Indeksonline.

“Krejt qka muj të ju them është se keni një komunikatë se cilat ishin tema e diskutuara ara ne takimin e pare per Qeverinë e re të ardhshme. Janë fol temat më të rënëdësishme dhe reformat me të thella sektoriale gjëja që mund t’i kontribonte kësaj atmosfere të mire të bashkëpunimit do të ishte një lloj mirëbesimi ndërmjetvete

Ne kemi shumë nevojë për reforma të thella në drejtësi, arsim, shëndetësi . Nuk është fol as për ministri as për ndarje të tjera.

Nuk ka qenë takim për kushte, kemi fol për temat më të rëndësishme që e presin qeverinë menjëhere në ditën e parë dhe reformat sektoriale”, tha Konjufca.