Rrugët me borë, reagon Daut Haradinaj: Qeveritarë, dilni shihni gjendjen e rrugëve

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për rrugët e pa pastruara në Kosovë, veçmas për atë Prishtinë-Pejë.

Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren dhe të shohin gjendjen e rrugëve.

“Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se “nëse vazhdojnë reshjet kështu, vaj halli për ne”.

“Nëse vazhdon me ra borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në Gusht nuk bjen, vetëm dimrit!”, është shprehur ai.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë.

Nëse vazhdon me ra borë kësisoj, vaj halli për ne!

Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në Gusht nuk bjen, vetëm dimrit!