Rrustem Mustafa reagon pasi emri i tij u përmend në aktakuzën e Speciales

Ish-komandati i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa ka reaguar pasi që emri i tij u përmend në aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa është shprehur se ai me bashkëluftëtarët e tij njihet që një kohë të gjatë, pasi që me ta ka kaluar ditët më të rënda për popullin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se me shokët e tij të luftës është afruar çdo ditë e më shumë, i kanë besuar njëri tjetri çdo herë e më shumë.

Ai shprehur i bindur se do dalin fitimtar nga njollosjet që sipas tij po i bëhen UÇK-së.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

E drejta është me ne!

Me bashkëluftëtarët e mi njihemi gjatë kohë. Bashkë kemi kaluar ditët më të rënda për popullin tonë e për ne, por edhe ditët për të cilat krenohemi më së shumti. Prej atëherë çdo ditë jemi afruar më shumë, i kemi besuar njëri tjetrit më shumë, jemi forcuar më shumë. Dhe, ajo që e di me siguri është se çdo ditë ka qenë më mirë. Kemi fituar kundër mijëra tankeve e do të fitojmë edhe kundër ngrehinave të të gjithë atyre që nuk u ndalën së sulmuari e njëllosur të gjithëve bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.