Arrestohet shtetasja e Serbisë mashtroi dy kosovarë

Në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë më 6 korrik policia ka arrestuar një të dyshuar e cila është shtetase e Serbisë, për shkak se kishte arritur t’i mashtrojë një grua dhe një burrë kosovarë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.