Rryma e dobët ua prish paisjet shtëpiake disa banorëve në Prishtinë

Nexhip Neziri nga Prishtina thotë ato iu dëmtuan për shkak të bashkimit të telave të shtyllave të energjisë elektrike që i ka bashkë me fqinjët e tij.

Ai thotë se deri të prishja e pajisjeve erdhi për shkak të vjetërsisë së rrjetit elektrik që e kanë në atë pjesë, ku shton se fqinjve të tij u shkaktuan dëme shumë më të mëdha në vlerë mijëra eurosh.

Teksa tregon që kanë bërë ankesa të vazhdueshme për ndërrimin e komplet këtij rrjeti, por që nuk kanë marrë përgjigje nga Kompania e Distribuimit të Energjisë.

Për këtë çështje, tëvë1 kërkoi përgjigje nga KEDS, ku përmes një përgjigje të shkurtër me shkrim u tha se do ta trajtojnë këtë rast.

“Konsumatorët e lagjes në fjalë për këtë dhe çfarëdo kërkese që kanë duhet t’u drejtohen sporteleve të kompanisë. Ekipi profesional i KEDS-it del në vendin për të bërë vlerësimin e gjendjes dhe vepron varësisht prej saj.”

Si pasojë e këtyre shtyllave elektrike, nga banorët u thanë se nuk është hera e parë kjo që u janë shkaktuar prishje, ku bënë apel nga KEDS që të ndërmarrë masa sa më shpejt./teve1