Ndërtesa e Policisë në Kharkiv goditet nga një raketë ruse

Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet.

Në një video të postuar në Facebook nga Forcat e Armatosura të Ukrainës shihet ndërtesa e përfshirë nga zjarri.

Anton Geraschenko, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, thotë se ndërtesa që i takon Universitetit Karazin po ashtu është goditur nga një raketë, raporton BBC.

Disa qytete të Ukrainës janë ende nën bombardime të mëdha.

Ukraina po përjeton ditën e shtatë të pushtimit nga Rusia. Në orët e para të së mërkurës, Kievi dhe qytetet tjera janë duke u përballë me ofensivë tjetër të Ushtrisë ruse që ngadalë po i afrohet kryeqendrës.