Rudari: Grabitësit në Suharekë shfrytëzuan ndërrimin e orarit polico

Ish-eprori policor, Naim Rudari, ka folur për rastin e sotëm të plaçkitjes me armë të gjata në një argjendari në Suharekë gjatë ditë së sotme.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte menduar mirë nga hajdutët.

“Grabitësit në rastin konkret duket se kanë qenë mjaft të përgatitur. Nuk e di a është rastësi apo ata e kanë menduar që me të ramë të errësirës ata kanë filluar aksionin e tyre në këtë rast kanë shfrytëzuar edhe përfundimin e orarit të rregullt të punës kur tani ka mjaft trafik të ngarkuar dhe se ata kanë shfrytëzuar disa rrugë alternative të fshatrave dhe janë larguar që pa arritur të bllokohen nga njësi të tjera të policisë”.

“Ata kanë arritur të shfrytëzojnë sa më shpejtë rrugët tjera alternative sa më shpejtë dhe sa më mirë që të mos u identifikohet destinacioni i tyre. Diku në ora 15:00 bëhet edhe ndërrimi i paradites me atë të pasdites ata mund të kenë pas informacione të sakta se çfarë ndodh në atë kohë”, ka thënë Rudari.