Shtrenjtimi i rrymës nuk vlen për veriun, nga ZRrE thonë se ky është problem politik

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, e ka cilësuar si problem politik veriun e Kosovës ku s’do të aplikohet shtrenjtimi i rrymës.

“Ky është problem politik tash e njëzet vjet dhe Zyra e Rregullatorit për Energji nuk mund ta zgjidhë. Ne do të donim që ky proces të zgjidhej sot, por kjo çështje është diskutuar prej vitesh në nivel të dialogut [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi] në Bruksel dhe shpresojmë që të zgjidhet së shpejti”, thotë Fejzullahu.

Fejzullahu është pyetur se si e komenton faktin se veriu i Kosovës nuk paguan rrymën e shpenzuar tash e dy dekada.

“Nuk e di nëse ia vlen të diskutohet fare”, ka thënë ai për Rel.