Rukiqi: Për funksionim normal të institucioneve edhe të ekonomisë duhet të bëhet vaksinimi masiv

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se për funksionimin e ekonomisë dhe institucioneve duhet të bëhet vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Ai ka thënë se të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po kontribuojnë në moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të punës.

Ndërsa, Rukiqi ka kërkuar veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse dhe ka lutur kompanitë e sektorit privat që të vaksinojnë punëtorët e tyre, raporton EO.

“Ne këtë bashkëpunim e kemi filluar dhe e kemi vazhduar edhe për masat që duhet të respektohen edhe për vaksinim masiv. Për funksionim normal të institucioneve edhe të ekonomisë duhet të bëhet vaksinimi masiv. Nuk mund të rikthemi në normalitet pa vaksinim masiv. Të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po i kontribuojnë edhe moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të punës. Të vaksinohen të gjithë, sidomos kompanitë e sektorit privat. Duhen edhe veprime konkrete nga institucionet”, ka thënë ai.