Iute Credit thotë se do t’i drejtohet arbitrazhit

Iute Credit nё Kosovë ka mbajtur konferencë për media, nё lidhje me revokimin e licencës nga Banka Qendrore e Kosovës.

Korab Sejdiu, përfaqësues i Iute Kredit në Kosovë, tha se do të kërkojnë shtyrjen e vendimit deri në verdiktin përfundimtar të gjykatës pasi ka shkelje ligjore dhe procedurale nga ana e BQK-së.

Nëse nuk i kthehet licenca ai tha se do ta dërgojnë këtë vendim në arbitrazh.

“Duke parë gjendjen e krijuar na kanë angazhuar neve për të sfiduar vendimin e bankës Qendrore, dhe për të analizuar rrethanat që kanë ardh deri te ky vendim. Do të fillojmë një konflikt administrativ, dhe do të kërkojmë shtyrjen e vendimit nga ana e gjykatës deri në vendimin përfundimtarë, pasi ka pasur shkelje ligjore dhe procedurale dhe ka mundësi edhe të shkeljes së të drejtave kushtetuese.

Rauno Kin Kard, zyrtar ligjor në Iute Credit Kosova, tha se ky vendim i përkeqëson edhe marrëdhëniet e Kosovës me Estoninë dhe për këtë çështje është kontaktuar edhe ministri Pacolli nga ministri i jashtëm estonez.

“Kur u mor vendimi me 6 dhjetor ky vendim na ka tronditur të gjithëve, dhe pasi që ky vendim ka qenë i padrejtë dhe i paligjshëm do të përdorim çfarëdo mjeti ligjorë për ta kundërshtuar këto dhe në gjykatën e Arbitrazhit në Uashington. Kjo tani është shndërruar në çështje ndërkombëtare dhe diplomatike, estonia e ka njohur Kosovën ndër vendet e para, ministri i punëve të jashtme e ka kontaktuar ministrin e jashtëm këtu në Kosovë. Kjo nuk është koha për përleshje diplomatike, ne jemi këtu që të gjejmë zgjidhje miqësore dhe procesi j likuidimit të ndërpritet dhe të shmangen dëmet e tjera të Iute Credit”, tha ai.

Evelin Karter kryesuese e zyrës ligjore të Jute Kredit e cilësoi këtë vendim të padrejtë dhe se BQK- po jep akuza të pabaza dhe po keqinformon publikun.