Rusia dërgon ushtarë dhe tanke në lindje të Ukrainës, Kievi nxjerr raketat britanike

Nëpërmjet videove të publikuara shikohet se forcat e armatosura ukrainase janë pajisur me raketat anti-tank britanike NLAW.

Ukraina është kundërpërgjigjur ndaj futjes së trupave dhe tankeve ruse në lindje të territorit të saj. Nëpërmjet videove të publikuara shikohet se forcat e armatosura ukrainase janë pajisur me raketat anti-tank britanike NLAW.

Njëri prej eprorëve ukrainas tha se automjetet ushtarake nuk kanë shans ndaj raketave të tyre.

Në video janë publikuar dhe stërvitje të forcave ukrainase me raketat NLAW.