Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Kievi

Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj nga afërsia e Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë.

Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë.

Më herët u njoftuar se Moska “do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte në Kiev dhe Chernihiv sipas kanalit Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.