Rusia thirrje BE-së dhe NATO-s të ndalojë furnizimet me armë për Ukrainën

Rusia i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që mos të dërgojë më armë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të “ndalojnë dërgimin e armëve” në Ukrainë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA, shkruan Sky News, përcjell Demokracia.com.

Lavrov tha se Moska ishte veçanërisht e shqetësuar se raketat anti-ajrore Stinger mund të përfundonin në duart e terroristëve dhe të përbënin një kërcënim për linjat ajrore.