“Kur frikacakut i jep pushtet, ai pëson ereksion”, Mehmetaj e cilëson të rrezikshëm Bislimin

“E kemi pasur lehtë, ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë. Por, nëse kjo që po e bëjmë tani, ose na është prezantuar tani, qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë, por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”.

Kjo deklaratë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u bë pikë gravituese për debat në “Debat Plus”.

Gazetari Lirim Mehmetaj, përveçse “të lig dhe frikacak”, e cilësoi dhe si “të rrezikshëm”, duke theksuar se Bislimi po bën deklarata të tilla për të krijuar mjegull dhe përçarje.

“Ky përveçqë e nxjerr këto të lig dhe të poshtër, tregon që është edhe i rrezikshëm. Edhe ky është shembulli tipik që shpjegon teorinë psikologjike që thotë se kur frikacakut i jep pushtet, ai pëson edhe ereksion. Ky është në ereksion mental këtu… E kemi shpjeguar që 2013-ta është e inkorporuar në 2023-tën, e para. E dyta nuk ekziston asnjë Zajednicë e Isa Mustafës, sepse Mustafa nuk ka nënshkruar Zajednicë, kurrë. Isa Mustafa e ka bartur një marrëveshje paraprake sikur këta, e nënshkruar në 2013 dhe në 2015 është pajtuar për parimet përgjithshëm për cilat ka thënë se do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, njëjtë siç po thonë këta… pra nuk mundet me kon ky as i padijshëm sa mos me ditë çka po thotë, po e thotë me qëllim me kriju mjegull dhe përçarje”, ka thënë Mehmetaj.

Sipas Mehmetaj, sa më shumë të kuptohet e vërteta e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, më shumë do të rritet rrezikshmëria nga ta.

Pasi me dhunë erdhën në pushtet dhe me dhunë do ta ruajnë, ka potencuar Mehmetaj.

“Dhe jam i bindur që sa më shumë të kuptohet e vërteta e tyre, është në proporcion me rrezikshmërinë që kanë me sjellë. Se këta persona ashtu qysh me forma të dhunshëm kanë ardhë në pushtet, kanë me dublikifu atë dhunë që mos me u rrëzu pushtetin, e Bisilimi është personifikimi ma perfekt i poshtërisë së Qeverisë”, ka theksuar Mehmetaj.