Sa do të doja t’i besoja patriotizmit të tyre

Shkruan Xhevat Bislimi

SA DO TË DOJA T’I BESOJA PATRIOTIZMIT TË TYRE (Sa do te doja te isha une i gabuari…)

Ata qe e rikthyen Serbine ne Kosove dhe e ben ortake pas humbjes se plote ne luften shqiptaro – serbe po na shesin “patriotizem 24 karatesh” keto dite!

Ata qe ne Tavolinen e Vjenes dhe pas saj i krijuan 10 komuna serbe dhe mbi 40 zona te mbrojtura serbe (!!!) ne Kosoven shqiptare po na shesin patriotizem medet!

Ata qe pakices serbe (vetem 5%) ia dhane ne “kontroll” rreth 30% te tokes shqiptare te Kosoves po na shesin patriotizem!

Ata qe e ndane qytetin shqiptar, Mitrovicen, po na shesin patriotizem!

Ata qe gjuhen serbe e bene gjuhe te barabarte me shqipen po na shesin folkpatriotizem!

Ata qe ia ben peshqesh 800 hektare toke shqiptare kishes ortodokse te pervetesuar nga serbet po e tundin flamurin e atdhedashurise te bere lecke!

Ata qe e kontrabanduan dhe e trafikuan ekonomine dhe pasurine e popullit shqiptar ne Kosove po na shesin patriotizem!

Ata qe Republikes se Kosoves i vun fusnote edhe pas mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise po na shesin patriotizem!

Ata qe hoqen dore nga bashkimi i Kosoves me shtetin e saj, ne emer te nje invalidpavaresie, po na shesin patriotizem!

Ata qe per pushtet, per pasuri e per lavdi i shkerdhyen te gjitha interesate kombetare shqiptare po na shesin patriotizem keto dite!

Ata qe per pak pushtet e mandat i falen Malit te Zi edhe 8 200 hektare toke shqiptare (se pak kishte pushtuar e zaptuar me pare!) po na shesin patriotizem! Medet!

Ata qe e rihapen statusin e Kosoves sipas kerkesave dhe oreksit te Serbise ne Bruksel po na shesin patriotizem!

Ata qe nenshkruan marreveshjen per themelimin e “zajednices” po na shesin patriotizem!

Ata qe nuk i ndau as ai oqean gjaku, as gjenocidi e holokausti serb ndaj shqiptareve (jo vetem ne luften e fundit!), as spastrimi etnik i trojeve shqiptare, as terrori, masakrat e dhunimet keto 20 vite po na shesin patriotizem!

Ata qe krijuan dhe votuan me doren e tyre “demokratike” (kupto tradhtare) Gjykaten e Prokurorine Speciale per persekutimin, denimin dhe, mbi te gjitha, damkosjen e Luftes Çlirimtare te UÇK-se dhe te kombit shqiptar si kriminale po na shesin patriotizem!

Ata qe ia mohuan popullit shqiptar te Kosoves kreshnike flamurin e himnin kombetar po na shesin patriotizem!

Ata qe nuk i ndau nata as dita keto 20 vite nga gjingjiqet, daçiçet e vuçiçet e Serbise po na shesin patriotizem!

Ata qe e krijuan partine “unitare” serbe ne Kosove me Beogradin po na shesin patriotizem!

Ata qe me poshteriste, pangopesit dhe paaftesite e tyre e mbajten UNMIK-un zot te Kosoves 10 vite (e po e mbajne!) po na shesin patriotizem!

Ata qe me atë, me gjysh e stergjysh ishin jatak i bute per Serbine e per Jugoserbine po na shesin patriotizem!

Ata qe e bene Isa Mustafen kryetar partie, e bene kryeminister po na shesin patriotizem!

Ata qe i duartrokiten (kjo ishte “merita” e tyre e madhe) pa u lodhur Ibrahim Rugoves (kolaboracionizmit) po na shesin patriotizem!

Ata qe edhe gjate luftes shqiptaro – serbe ishin jatak i bute (here i dukshem e here i padukshem) i Serbise po na shesin patriotizem sot! Medet!!!

Ata qe edhe pas luftes e edhe sot nuk i kane keputur lidhjet – bashkepunimin me sherbimet sekrete serbe (duke u kamufluar kush si gazetare, kush si tregtare, kush si klerik, kush si diplomat e kush si pedagog, etj, etj po na shesin patriotizem sot!!

Ata qe e bene Behgjet Pacollin (e shume behgjeta tjere) kryetar Republike (!), minister te jashtem (turp e faqja e zeze) po na shesin patriotizem!

Ata qe per Ushtrine e Kosoves i ndajne 5 milion ne vit e per “Behtelengen” qindra miliona (vetem per nje “gjobe” 60 milion!!!) po na shesin patriotizem!

Ata qe me vite e mashtruan popullin e tyre per heqjen e vizave po na shesin patriotizem!

Ata, per fajin e te cilve, Kosova pas luftes (!) po zbrazet nga shqiptaret, po na shesin patriotizem!

Ata qe i mbushen partite, institucionet shteterore, administraten, arsimin, etj. me militante (injorante), vagabonde e hajdute te partive po na shesin patriotizem!

Ata qe e nisen si levizje qytetare e patriotike per bashkimin e kombit e qe perfunduan ne parti politike qe lufton pa zgjedhur menyre e mjete per nje cope pushtet ne nje shtet, qe mohon Flamurin e Himnin tone shqiptar po na shesin patriotizem!

Ata qe ka nje vit qe po e lusin ne toke e ne qiell jugokosovarin Isa Mustafa per koalicion e qeveri po na shesin patriotizem!

Ata qe po i shesin patriotizem Tiranes me thirrjet per Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, e me thirrjet “Kosova eshte Shqiperi” (sikur keto thirrje e parulla t’i benin ne Kosove e jo ne Tirane!!) po na shesin patriotizem!

Ata qe dalin ekraneve televizive e rrjeteve sociale dhe na thone se “LDK-ja ka elektoratin me te emancipuar”, se “Kosova eshte qendra, kurse Tirana periferia” e broçkulla tjera po shesin patriotizem ne Tirane?!!

Ata qe po bejen deputet ata qe thonin e thone se “pa Rugoven s”do te kishte Kosove” po na shesin patriotizem!…

Per vete do te doja fort qe nese dikush nga miqte a shoket e mi, po edhe dikush nga kundershtaret e mi politike ma mbush mendjen se keto qe shkrova nuk qendrojne… Sepse, edhe une, do te doja shume qe t’i besoja patriotizmit te ketyre njerezve… Por, nese keto qe shkrova nuk mund t’i kundershtoje, me fakte e jo me tifozllek primitiv, s’kam dhe s’do t’i besoj kurre patriotizmit te tyre…