Tahiri: Kurti i ka dy rrugë, ta çojë emrin e mandatarit ose të tërhiqet

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në T7, ai thënë se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, i ka dy mundësi, ta çojë emrin e mandatarit ose të tërhiqet.

“Nëse Kurti e don këtë vend më shumë se veten e vet, ai ose duhet me cu emrin e mandatarit ose me u tërhjek”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ai përmendi edhe njëherë gatishmërinë e partisë së tij për t’u futur në qeveri me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën.

“Ne dimë që në këshillin e LDK’së ka një votim pro koalicionit LDK, AAK, Nisma”, thotë Tahiri.

“Ne kemi thënë se jemi të gatshëm për qeverisje”, shtoi Tahiri.