Sadiku transferohet te Malaga

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është transferuar në momentet e fundit te Malaga.

Sadiku do të jetë për një sezon shok skuadre me Keidi Baren në Ligën e Dytë spanjolle.

Rinovim për një vit (për të mos u larguar me zero në të ardhmen) dhe më pas huazim, kjo është forma e largimit të bomberit kuqezi nga Levante.

I gjithë operacioni kap vlerën e 1 milion eurove. Sadiku nuk mori minutat e nevojshme nga trajneri Pako Lopez te Levante.

Madje sulmuesi elbasanas ishte larguar nga stërvitja e ekipit në javët e fundit. Rreth orës 11:55 të mbrëmjes Levante dha njoftimin zyrtar, se 28-vjeçari ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021 dhe është huazuar tek ekipi i Malagas në Ligën e Dytë.