Salihu për Qeverinë Kurti: Qysh s’po janë 3-4 vjet pak për me vjedhë në vaj, në derivate, në grurë e në tendera

Analisti i zhvillimeve politike, Fitim Salihu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mospunë.

Salihu ka shkruar në Facebook se në gusht të këtij viti Kurti do të bëhet kryeministri më jetëgjatë në Kosovë pas Hashim Thaçit dhe duke e kaluar Isa Mustafën.

Ai ka thënë se përgjegjësia kryesore si meritat ashtu edhe keqqeverisja bien mbi kryeministrin e Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se Qeveria Kurti po justifikohen për mospunën e tyre.

Tash per vete po justifikohen per mospunen e tyre se 3-4 vjet qenkan pak per te punuar mire. Qysh s’po jane 3-4 vjet pak per me vjedhe ne vaj, ne derivate, ne grure e ne tendera te rrugeve?!” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

Nga 23 gushti i ketij viti, Albin Kurti do te jete kryeministri me jetegjate ne Kosove pas Hashim Thaçit, duke e kaluar Isa Mustafen me 1006 dite si kryeminister. Nga 21 korriku e ka kaluar edhe Ramush Haradinajn qe ne dy mandatet e tij se bashku ka qene kryeminister per 973 dite (878+95 dite).

Me sistemin tone politik, kryeministri eshte vendimmarresi absolut me kompetenca qe pak kryeministra ne rajon i kane. Prandaj, pergjegjesia, si edhe meritat, e qeverisjes rendojne krejtesisht mbi te. Aq i pushtetshem eshte kryeministri ne Kosove sa kemi pasur raste kur kryeministri qe vinte nga partneri i vogel qeverises dilte kunder partnerit te madh.

Kesisoj, sa here qe militantat e permendin alibine tanime bajate “qe 24 vjet ne kete vend…”, sjelljani ndermend qe ne kete 24 vjetesh po behen gati 4 vjet qe keni qeverisur ju dhe me s’mund te shfajesoheni sepse tanime nuk jemi ne vitin 2020 kur sapo e kishit marre pushtetin. Tashme per “qe 24 vjet” do te keni pergjegjesi e faj edhe ju.

VV-ja i ka kerkuar llogari dhe ka protestuar kunder Isa Mustafes vetem tre muaj pasi ai ishte bere kryeminister dhe kunder Hashim Thaçit nja gjashte muaj pasi ai ishte bere kryeminister per se pari here. Tash per vete po justifikohen per mospunen e tyre se 3-4 vjet qenkan pak per te punuar mire. Qysh s’po jane 3-4 vjet pak per me vjedhe ne vaj, ne derivate, ne grure e ne tendera te rrugeve?!