Sami Lushtaku: Falë sakrificës sublime të dëshmorëve erdhi liria e Kosovës

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, bashkë me kryetarin e Skenderajt Fadil Nura sot nderuan sakrificën e dëshmorëve Xhavit Dobra, Arsim Gashi, Mexhit Miftari e Muhamet Musliu në Marinë, në Kllodernicë.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se falë sakrificës sublime të dëshmorëve e martirëve të kombit, erdhi liria e vendit tonë.

Postimi i tij:

Me kryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura, deputeten Ganimete Musliu, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve, sot nderuam sakrificën e dëshmorëve Xhavit Dobra, Arsim Gashi, Mexhit Miftari e Muhamet Musliu në Marinë, në Kllodernicë bëmë homashe pranë pllakatës së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit si dhe në Pemishtë bëmë homazhe për dëshmorët Ismajl dhe Sami Loshi.

Falë sakrificës sublime të dëshmorëve e martirëve të kombit, erdhi liria e vendit tonë.
Lavdi e përjetshme!
SL