Sami Lushtaku ndalohet nga policia e Gjykatës Speciale

Policia e Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Hagë ka ndaluar ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun.

Lushtaku është ndaluar nga Policia e Speciales dhe është dërguar në bazën e EULEX-it në Prishtinë, shkruan Paparaci.

Aksioni për ndalimin e Sami Lushtakun ishte aksion në vazhdim pas bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit dhe konfiskimit të telefonit të Hajredin Kuçit.