SBASHK’u demanton Arbërie Nagavcin, publikon shkresën me komente për Ligjin e Pagave

SBASHK’u ka demantuar ministren Arbërie Nagavci pasi sot në Kuvend tha se sindikata nuk ka çuar asnjë koment në MASHTI për Ligjin e Pagave.

SBASHK në faqen e tyre në Facebook kanë publikuar shkresën me komente, që e tregon të kundërtën, transmeton Fokusi.info.

Reagimi:

Ministrja Nagavci sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku diskutohej për grevën në arsim tha se SBASHK-u nuk ka dërguar as edhe një koment në MASHTI për ligjin e pagave.

Shkresa e dërguar me datë 01.03.2022 e nr.protokoli 414 e tregon të kundërtën.