Videoja prekëse e një iraniani që jeton në Amerikë: Ne jemi njerëz, nuk jemi qeveria (VIDEO)

Hossein Khoshbakhty, një iranian me shtetësi amerikane ka prekur të gjithë, teksa është përlotur gjatë një prononcimi për marrëdhëniet tashmë të tensionuara në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Khoshbakhty ka thënë se pavarësisht se çfarë bëjnë qeveritë e dy shteteve, qytetarët e këtyre vendeve nuk kanë asnjë faj dhe se nuk duhet të ndëshkohen për problemet e dikujt tjetër.

“Marrëdhëniet në mes Amerikës dhe Iranit janë dëmtuar tashmë. Por ne jemi njerëz, nuk jemi qeveria. Ne s’po bëjmë asgjë. Pse duhet të ndëshkohem unë për problemet e dikujt tjetër? Nuk di çfarë të bëjmë. Ne tashmë ikëm nga Irani dhe erdhëm në këtë shtet. Jam qytetar amerikan qe 15 -20 vjet ndërsa vëllai im nuk ka bërë asnjë gabim në asnjë vend të botës. As unë nuk kam bërë asgjë të gabueshme. Unë jam kontraktor, unë punoj shumë këtu në Amerikë. Ndërtoj shtëpi për amerikanët dhe jam një amerikan gjithashtu”, ka deklaruar iraniano-amerikani Hossein Khoshbakhty mes lotësh.

https://www.instagram.com/p/B6-TdzWFImd/?utm_source=ig_web_copy_link