Së paku katër të arrestuar në operacionin policor ku u kapën mbi 10 kg narkotikë

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion në disa rajone të vendit, ku po kryhen bastisje në disa lokacione të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se janë sekuestruar mbi 10 kilogramë substanca narkotike dhe armë zjarri.

Burimet bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar së paku katër persona.

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se qëllimi i operacionit është hetimi dhe parandalimi i veprimtarive kriminale.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante ka realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, tha Kelani për Sinjalin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.