Së shpejti fillon punën “Radio 1”, testohet sinjali

“Radio 1” sot për disa minuta ka testuar me sukses sinjalin provues të transmetimit!

Faza teknike përgatitore dhe pjesa programore tashmë kanë prekur pikën finale, përderisa të gjtiha afatet ligjore nga ana e KPM-së janë konsumuar, ‘Radio 1’, ka fituar frekuencë me shtrirje rajonale dhe e njëjta nëpërmjet rrjetit të internetit do të plasohet në të gjithë globin, shkruan Njeshi.

Këtë medium të ri, e ndajnë shumë pak ditë nga fillimi i transmetimit të drejtpërdrejt 24 orësh.

Pas një maratone të gjatë pune e pritjeje, tashmë dëgjuesi anë e mbanë globit do të ketë pranë vetës ofertën e munguar deri më tash, programin që e servojnë stafi prej 11 gazetarësh e teknikësh duke shkrirë përvojën dhe bagazhin 20 vjeçar në media.

Arbër Grabovci, Arben Rexhepi, Dukagjin Binakaj, Ervin Behluli, Eroll Grapci, Fitim Behluli, Festim Topalli, Flora Rama, Linda Gjakova, Orest Grapci dhe Shpresa Rama janë ekipi 20 vjeçar i cili janë pjesë e kësaj oferte mediale, duke shtuar këtu edhe emra të tjerë, (pjesë e ekipit 20 vjeçar) që i janë bashkuar portalit Njeshi deri më tani si Mehmet Trakaniqi dhe të tjerë koleg që pritet ti bashkohen këtij rrugëtimi, ndër ta e konfirmuar tashmë edhe Venera Berisha janë ombrella e kompletuar programore.

Në krejt këtë mes, pozicionin kryesor të renditjes e mbanë dëgjuesi i ‘Radio 1’. Stafi i ‘Radio 1’, nga sot zotohet se çdo dedikim do ta ketë për auditoriumin.

Sinjali, jo pa qëllim është testuar sot, meqë ‘Radio 1’ nga tani e tutje 4 Korrikun do ta mbajë si datë nismëtare, kjo në nderim të përvjetorit të SHBA-ve.

‘Radio 1’ që në fillim kërkomn ndjesë nga dëgjuesit e saj, për pritjet 6 mujore dhe sqaron se kjo ka ndodhur në respekt të rrjedhjes dhe konsumimit të afateve ligjore, përgatitjeve sa më profesionale dhe disa rregullave tjera.

‘Radio 1’, siguron dëgjuesit se maksimalisht brenda 10 ditësh, pretendon të filloi me program ON AIR 24 orë.

‘Radio 1’ për pak ditë do të bëjë të ditur edhe numrin e frekuencës zyrtare me mbulueshmëri rajonale.

‘Radio 1’, në komunikimet e radhës do të shprehë falënderimet në infinit për të githë mbështetësit e këtij rrugëtimi sfidues.

Arben Rexhepi – Drejtor dhe Fitim Behluli – Kryeredaktor me këtë rast kanë shprehur falënderim të posaçëm për stafin kelogtiv, dëgjuesit në pritje dhe të gjithë mbështetësit e iniciativës, përfshirë institucionet dhe bizneset.

Fillimit të programit të rregullt do ti paraprijë një fushatë informuese nga shtëpia famoze ‘Republika’.

Duke e konsideruar Pejën si kryqendër të rrafshit të dukagjinit, ‘Radio 1’ do të transmetojë program nga Peja./Njeshi/