Seanca e kuvendit për demarkacionin të dielën në ora 18:00

0
166

Seanca parlamentare për votimin e aneks-marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi do të mbahen të dielën në orën 18:00.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin do të mbahet me 18 shkurt në ora 18:00.

“Ndonëse kjo mbledhje nuk kishte kuorum Kadri Veseli unanimisht vendosi që seanca për demarkacionin të mbahet në ora 18:00 më datën 18 të këtij muaji”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se “LVV do të kundërshtojë marrëveshjen për Demarkacionin, por për veprimet që do t’i ndërmarrim duhet të mblidhen për t’i definuar ato”

Ndërkaq, nesër nga ora 11:00 Qeveria do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do ta procedoj marrëveshjen e Demarkacionit.

“GazetaBlic” e ka siguruar rendin e ditës së Qeverisë, ku janë vetëm dy pika të rendit të ditës.

Njëra ka të bëjë me procedimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi për demarkacionin. Kurse, tjetra me shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.