Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon nesër

Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, në cilën po debatohej për punën e Qeverisë Kurti  për 100 ditët e para.

Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare seanca plenare do të vazhdojë punimet nesër në orën 10:00.

Opozita ka pasur kritika për mungesën e kryeministrit Albin Kurti dhe disa nga ministrat ne seancën e sotme.