Të shtëna armësh në Prishtinë

Gjuajte me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Prishtinë. Arsyeja nuk dihet ende, po ashtu as policia nuk ka arritur t’i identitikojë personat që kanë gjuajtur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dal njesitet policore dhe kane nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne kete rast. Mbështetur në informacionet fillestare nuk raportohet për të lënduar. Policia është duke punuar në identifikimin e personit/ve të dyshuar”, tha Ahmeti për Ballkani.info.