Seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për nesër

Seanca për zgjedhjen e Presidentit do të shtyhet për ditën e nesërme.

Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Lëvizja vetëvendosje, Haxhi Avdyli.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se e riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër e votojmë Vjosën për Presidente. Ska zgjedhje, krijohet stabiliteti institucional.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

“E riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër e votojmë Vjosën për Presidente. Ska zgjedhje, krijohet stabiliteti institucional. Opozita konsolidohet, Qeveria vazhdon punën. Zgjedhjet bëhen pas 4 vitesh , me reformë të thellë zgjedhore. Kaq”.