Digjet vetura në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj

Një veturë është përfshirë nga zjarri në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj, saktësisht ne fshatin Vojtesh.

Lexues të Jepi zë, kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet vetura duke u djegur.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti dhe as a ka persona të lënduar, ndërkaq policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas qytetarëve, zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes pasi që është djegur vetura.