Sejdiu për zgjedhjet në LDK: Osmani më tha se s’ka marrëveshje me Mustafën, por doli që kishte

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të LDK-së se nuk kishte marrëveshje me kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafën.

Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve brenda partisë, sipas tij, doli se kishte marrëveshje.

“Unë i kam thënë Vjosa Osmanit se dua të ecim bashkë, të garojmë bashkë. Ajo më ka thënë se nuk ka marrëveshje, por doli se kishte marrëveshje. Madje e përmendi edhe reagimin e fundit”, është shprehur Sejdiu në T7.

Tutje, ai tregoi se gjatë zgjedhjeve të mëhershme, sipas tij, edhe Mustafa e kishte tradhtuar.

“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.

“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK’së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu.